Zyrtare: Lojtari më besnik Marco Reus largohet nga Borussia Dortmundi

Epokës së Marco Reus-it te skuadra nga Bundesliga e Gjermanisë, Borussia Dortmundi duket se i erdhi fundi.
Anësori gjerman, ka vendosur të mos vazhdojë kontratën e BVB-në, e cila i skadon këtë verë, shkruan Indeksonline
Kjo po që do jetë një mungesë e madhe për skuadrën dhe tifozët e këtij klubi, pasi që lojtari u çmua për besnikërinë e tij ndaj klubit.
Reus, u rikthye te Dortmundi në vitin 2012 nga Borussia Monchengladbach ku ka bërë 428 paraqitje dhe ka shënuar 168 gola dhe 128 asistime.
Ai ishte edhe kapiten i skuadrës për disa vite, duke i ndihmuar skuadrës të arrijë finalen e Ligës së Kampionëve si dhe ka fitur 2 Kupa të Gjermanisë me “Verdhezinjtë” dhe tri Super Kupa./IndeksOnline/