Albion Rrahmani drejt largimit nga Rapidi, gjiganti çek bën ofertë zyrtare

Albion Rrahmani pritet të largohet nga Rapid Bukureshti gjatë afatit kalimtar veror.
Sulmuesi kosovar është në qendër të vëmendjes nga disa klube evropiane shkruan IndekOnline.
Së fundi raportohet se gjiganti çek, Sparta e Pragës ka ofruar 2.5 milionë euro për shërbimet e 23-vjeçarit.
Rrahmani ka shkëlqyer në kampionatin e Rumanisë, ku ka shënuar 17 gola dhe ka bërë katër asistime në 23 ndeshje të luajtura këtë sezon./IndeksOnline/