75 Mall Live Search
08:18 / E Premte, 10 Maj 2024 / G T

Trajneri i Kosovës U21, Afrim Toverlani i “çuditur” me vendimin e FSHF-së: A jeni bre normal?

Federata Shqiptare e Futbollit dje gjatë ditës njoftoi opinionin se ka dërguar kërkesën te UEFA për organizimin e Euro 2027 në bashkëpunim me Serbinë.

Ky vendim ka ngjallur shumë reagime të mëdha nga njerëzit, përfshi këtu edhe trajnerin e Kombëtares së Kosovës, Afrim Toverlani, shkruan Indeksonline

Toverlani përmes rrjeteve sociale ka bërë një reagim kundër FSHF-së, madje i fyen ata me të shara.

“Organizimi i evropianit U21 Shqipëri-Serbi 2027! A jeni bre normal? O robt…”, ka shkruar Toverlani në rrjetet sociale

Sigurisht ky është një reagim i ashpër i teknikut “Dardan”, i cili s’e beson që Armand Duka është duke bërë një gjë të tillë./Indeksonline/