Milani fiton bindshëm ndaj Cagliarit, shkëlqen Pulisic

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore të thellë 5-1 ndaj Cagliarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serie A.
Në pjesën e parë “kuqezinjtë” shënuan vetëm një gol me anë të mesfushorit Bennacer, shkruan Indeksonline
Kurse në pjesën e dytë ekipi i Stefano Piolit shënoi edhe katër gola tjerë, me anë të: Pulisic (2), Reijnders dhe Rafa Leao.
Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Nandez në minutën e 63’të.
Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 74 pikëve në pozitën e dytë në tabelë ku kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të këtij sezoni./Indeksonline/