75 Mall Live Search
23:32 / E Shtunë, 11 Maj 2024 / G T

Mainzi e mposhti Dortmundin, vëmendja te futbollisti shqiptar – shkëlqeu me paraqitje

Skuadra e Mainzit shënoi një fitore të madhe në javën e parafundit në Bundesliga, duke mposhtur 3:0 Borussia Dortmundin.

Në këtë ndeshje luajti edhe lojtari shqiptar Brajan Gruda, shkruan Indeksonline

Madje një fokus të madh e mori në këtë takim lojtari shqiptar edhe pse nuk shënoi gol apo asistoi.

Sipas FlashScore, Gruda u vlerësua me notën 7.3 – duke dhuruar “show” të vërtetë në fushë me pasime, driblime, e gjithçka.

Gruda është shumë i kërkuar nga Kombëtarja e Shqipërisë, por duket se 19-vjeçari ende s’ka vendosur se cilin shtet ta përfaqësoj./Indeksonline/