75 Mall Live Search
17:43 / E Martë, 21 Maj 2024 / Gj. Sh

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së: Përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, i ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ambasadorin e Turqisë Sabri Tunç Angili dhe Zëvendësshefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.

Në këtë takim, temë kryesore ishte siguria në Kosovë dhe mbarë rajonin.

Aty u shpreh përkushtimi i palëkundur të Komunitetit Ndërkombëtar për stabilitetin rajonal dhe për përpjekjet dhe mbështetjen e përditshme të KFOR-it për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ata ndanë pikëpamje mbi tendencat e sigurisë në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, për angazhimin e palëkundur të bashkësisë ndërkombëtare për stabilitetin rajonal, dhe për përpjekjet e përditshme të KFOR-it dhe mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja” midis Kosovës dhe Serbisë, u tha në njoftimin e KFOR-it.