75 Mall Live Search
15:16 / E Shtunë, 01 Qershor 2024 / G T

Legjenda angleze Theo Walcott parashikon finalen Dortmund – Real Madrid

Po afrohen orët e finales së madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit.

Legjenda e futbollit anglez, Theo Walcott ka parashikuar këtë ndeshje, shkruan Indeksonline

Ai ka vendosur rezultatin e barabartë 1:1 në këtë ndeshje, kurse në penallti thotë se fiton gjiganti spanjoll.

Walcott e parashikon edhe lojtarin e ndeshjes, që për të do të jetë mesfushori gjerman, Toni Kroos.

“Këtu është parashikimi im për ndeshjen finale sonte… dhe Real Madrid fiton në penallti”, ka shkruar ish-lojtari i Arsenalit në rrjetet sociale./Indeksonline/