Ibrahimovic me mesazh për gjeneratën e re: Ëndërroni, mbështetuni në udhëtimin tim!

Zlatan Ibrahimovic mbrëmë u prit si “hero” nga Kombëtarja e Suedisë dhe tifozët në miqësoren e zhvilluar ndaj Serbisë.
Ibrahimovic u shfaq para tifozëve dhe kishte disa fjalë për gjeneratën e re, shkruan Indeksonline
“Gjeneratës së re dua t’i them, guxoni të ëndërroni. Nëse nuk keni fuqinë për të ëndërruar, mbështetuni në udhëtimin tim dhe merrni fuqi prej tij.
“Unë jam një provë e gjallë që asgjë nuk është e pamundur pavarësisht se nga vini”, u shpreh Zlatan Ibrahimovic
Kujtojmë që ish-lojtari i shumë klubeve tani është në stafin e Milanit./Indeksonline/