75 Mall Live Search
14:55 / E Premte, 14 Qershor 2024 / G T

Pedri për Luka Modricin: Është vështirë t’i merret topi, duket sikur i është ngjitur në këmbë!

Kombëtarja e Spanjës nesër do të luaj ndeshjen e parë në Euro 2024 dhe si kundërshtar të grupit do ta ketë Kroacinë.

Mesfushori i Barcelonës, Pedri ka folur për këtë përballje dhe për kundërshtarin e tij, Luka Modricin, shkruan Indeksonline

“Sa herë që isha në fushë me Luka Modricin, vura re se ishte shumë e komplikuar për t’i marrë topin. Më dukej sikur topi i është ngjitur në këmbë. Dhe një gjë tjetër më befasonte, të cilën nuk e vini re në transmetim televiziv, Luka ka një ritëm të mrekullueshëm.

“Dhe pastaj, sigurisht ajo prekja e topit me pjesën e jashtë të këmbës. Të gjithë e dinë se sa spektakolarë është”, tha Pedri para ndeshjes së nesërme

Ndeshja mes Spanjës dhe Kroacisë e vlefshme për Gurpin B luhet nga ora 18:00./Indeksonline/