75 Mall Live Search
21:07 / E Enjte, 20 Qershor 2024 / Gj. Sh

Kane me statistika të tmerrshme, Gjimshiti e mbrojtësi i Sllovenisë më i mirë se sulmuesi anglez në Euro

Harry Kane sot shënoi golin e vetëm të Anglisë në barazimin 1-1 ndaj Danimarkës, e vlefshme për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian.

Por sulmuesi anglez ka statistika të tmershme gjatë dy ndeshjeve të zhvilluara në EURO 2024, shkruan IndeksOnline.

Ai ka vetëm dy prekje në zonën kundërshtare për 160 minuta.

Më shumë prekje në zonën kundërshtare kanë mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti dhe ai i Sllovenisë, Jaka Bijol, me nga tre prekje secili./IndeksOnline/