Pas mesnate fillon Copa America, kjo është ndeshja hapëse

Turneu më i vjetër i futbollit në botë që përfshin ekipet kombëtare është gati për edicionin e tij të 48-të që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në ndeshjen hapëse, Kampioni në fuqi, Argjentina do të përballet me Kanadanë, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja zhvillohet në ”Mercedes-Benz Stadium”, në qytetin e Atlantaa, më fillim nga ora 02:00 me orën lokale të Kosovës.
Në Copa America do të marrin pjesë 16 kombëtare, të ndara në katër grupe.

Argjentina dhe Uruguai janë kombëtaret më të suksesshme në Copa America, me nga 15 trofe të fituara, Brazili ka nëntë tituj, Paraguai, Peruja dhe Kili, me nga dy tituj, kurse Bolivia dhe Kolumbia, kanë fituar nga një.
Finalja e Copa America zhvillohet me datën 14 korrik./IndeksOnline/