Zyrtare: Ten Hagu vazhdon kontratën me Unitedin

Manchester Unitedi ka vazhduar kontratën me trajnerin Erik ten Hag.
“Djajtë e kuq” kanë nënshkruar me holandezin deri në qershor të 2026-s, shkruan Indeksonline.
Trajneri u shpreh i lumtur për këtë vendim, duke thënë se ka ende punë të vështirë përpara, për të arritur në nivelet e pritura nga Unitedi.
“Në diskutimet e mia me klubin, ne kemi gjetur unitet të plotë në vizionin tonë për arritjen e këtyre qëllimeve dhe të gjithë jemi të përkushtuar fuqishëm për ta bërë këtë rrugëtim së bashku”, ka thënë Ten Hag.