Rikthehet, pas mesnate, Copa Amerika, Argjentina luan kundër Ekuadorit në çerekfinale

Pas mesnate rikthehet turneu i Kupës së Amerikës.
Ndeshja e parë çerekfinale, zhvillohet mes Argjentinës dhe Ekuadorit, shkruan IndeksOnline.
“Albiceleste” e mbylli fazën e grupeve me nëntë pikë, duke shënuar tre fitore në tre ndeshje.
Në anën tjetër, Ekuadori me katër pikë, përfundoi në vendin e dytë të Grupit B, ku eliminuan kombëtaren e Meksikës.
Ndeshja Argjentinë – Ekuador, zhvillohet në ”NRG Stadium” në Houston të ShBA-ve, më fillim nga ora 03:00 pas mesnate me kohën tonë lokale./IndeksOnline/