75 Mall Live Search
10:14 / E Martë, 09 Korrik 2024 / S Z

Digjen dy kamionë në veri, dëmtohet edhe një veturë

Në orët e para të mëngjesit të së martës dy kamionë janë djegur në veri. E po ashtu është dëmtuar dhe një veturë, e cila po ashtu ishte përfshirë nga zjarri.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani, ka thënë për “Indeksonline” se policia po punon për ndriçimin e rastit, i cili është cilësuar si zjarrëvënie.

“Sot në mëngjes pak para orës 01.00 Policia e Kosovës ka vërejt një zjarr në rrugën Mbreti Petri në Mitrovica Veri. Dyshohet se persona të dyshimtë kanë vënë në zjarr dy kamiona (zjarri i është vënë mbi motorr) që ishin të parkuar para magazinës së tyre.  Një veturë po ashtu është dëmtuar si pasojë e zjarrit. Zjarrëfikësit kanë dal në vend të ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nuk ka të lënduar dhe se policia po punon në ndriçim të rastit, i cili është cilësuar si zjarrëvënie”, ka thënë Elshani./Indeksonline/