75 Mall Live Search
13:23 / E Mërkurë, 17 Korrik 2024 / G T

Greenwoodi bëhet me skuadër të re, shkon në Ligue 1

Futbollisti anglez, Mason Greenwood, është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi anësor ka arritur marrëveshje me ekipin e Marseille, shkruan Indeksonlin

Klubi francez do t’i paguajë plotë 30 milionë euro Manchester Unitedit, të cilët kishin kartonin e futbollistit anglez. Përveç kësaj, “Djajtë e kuq” kanë mbajtur edhe 50 për qind të kartonit të futbollistit.

22-vjeçari sezonin e kaluar luajti te Getafe në La Liga, ku bëri 36 ndeshje, shënoi 10 gola dhe bëri gjashtë asiste.

Kujtojmë se te Marseille, Greenwoodi do të punojë me trajnerin e njohur italian, De Zerbi./Indeksonline/