75 Mall Live Search
21:55 / E Shtunë, 20 Korrik 2024 / G T

I pakënaqur te Llapi, Blerim Bunjaku largohet nga klubi

Asistent-trajneri, Blerim Bunjaku është larguar nga Llapi pas ndeshjes ndaj Wisla-s në UEFA Europa League.

Indeksonline mëson se Bunjaku ka qenë i pakënaqur te skuadra nga Podujeva.

“Klubi Futbollistik Llapi njofton opinionin se me marrëveshje të dyanshme ka mbyllur bashkëpunimin me ndihmëstrajnerin Blerim Bunjaku.

“Bunjaku ishte bërë pjesë e stafit teknik në dhjetor të vitit 2022 dhe gjatë periudhës sa ishte pjesë e klubit dha kontribut të madh duke punuar pa rreshtur për sukseset e klubit”, shkruhet në njoftimin e klubit

Kujtojmë që gjatë kësaj vere Tahir Batatina mori si asistent trajnerin e njohur, Burim Shalën.