Prishtina e prezanton edhe një sulmues

Prishtina e ka zyrtarizuar ardhjen e Leutrim Islamit në skuadër. 24 vjeçari vije nga Fushë-Kosova te skuadra e kryeqytetit.
“Sulmuesi anësor i dy krahëve, Leutrim Islami ka lindur, më 22.07.2000 në Prishtinë. Vjen nga Shkolla e futbollit të Flamurtarit, ndërsa ekipit tonë i bashkohet nga KF Fushë-Kosova.
“Kënaqësi dhe privilegj të jem pjesë e klubit më të madh në Kosovë. Është nder për mua që do të barti fanellën e klubit bardhekaltër. Premtoj se do të jap maksimumin për klubin, për “Plisat”. Shpresoj së bashku t’i arrijmë synimet e ekipit”, ka thënë Islami./Indeksonline/