75 Mall Live Search
00:01 / E Diele, 28 Korrik 2024 / G T

Chelsea deklasohet nga Celtic në miqësore, Broja nuk luan fare

Skuadra e Chelseat ka pësuar humbje ndaj Celtic në ndeshjen e dytë miqësore para-sezonale me rezultatin 1:4.

Ekipi nga Skocia shënoi dy gola në pjesën e parë, me anë të O’Riley dhe Furuhashi, shkruan Indeksonline

Kur u mendua se pjesa e dytë do t’i takojë Blutë të Londrës, ashtu nuk ndodhi. Kjo pasi skuadra e Celtic shënoi edhe dy gola tjerë me anë të Palma dhe Johnston.

Kurse të vetmin për Chelsean e shënoi sulmuesi francezi, Christopher Nkunku.

Kujtojmë që në këtë ndeshje nuk u paraqit fare sulmuesi shqiptar, Armando Broja./Indeksonline/