Prezantuesja: Affleck-u i keq dhe i vrazhdë!

Prezantuesja televizive Sarah Ferguson e cilësoi regjisorin Ben Affleck, si një nga të ftuarit e saj më të këqij që ka pasur ndonjëherë, dhe po ashtu më të vrazhdë.
Këto përshkrime ajo i bëri duke kujtuar intervistën e një viti më parë, pasi ata folën për filmin e tij “Air”.
Ferguson tha se Afflecku, 51 vjeç, u tregua “i vrazhdë” dhe “i pa interesuar” gjatë bisedës së tyre në emisionin “7.30”.
Afflecku veçanërisht nuk buzëqeshi gjatë intervistës, me vetëm katër nga përgjigjet e tij ndaj pyetjeve të Fergusonit.
Emri i Affleckut po bën bujë thuajse çdo ditë, për shkak të krizës në martesën e tij me Jennifer Lopezin dhe divorcit të përfolur.
