Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e gruas së dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për informatat që do të mund të identifikonin një grua të dyshuar për vjedhje në Prishtinë.
“Njësiti i hetimeve të stacionit Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhej në njoftimin e policisë.
E dyshuara kërkohet për përfshirje në vjedhje.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhej në njoftim.