75 Mall Live Search
19:53 / E Mërkurë, 21 Gusht 2024 / G T

Veç një shqiptar në formacionin e Sparta Pragës për ndeshjen ndaj Malmos në Champions League

Skuadra e Sparta Pragës do të luaj sonte ndeshjen e parë të finales së play-offit ndaj Malmos në UEFA Champions League.

Dy skuadrat tashmë kanë zbuluar 11-shen startuese për takimin që nis nga ora 21:00, shkruan Indeksonline

Te Sparta e Pragës vetëm një shqiptar është në formacionin startues. Bëhet fjalë për mesfushorin, Qazim Laçin.

Kurse në bankën rezervë janë dyshja: Ermal Krsaniqi dhe Indrit Tuci.

Kujtojmë që te Sparta e Pragës tashmë është transferuar edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani./Indeksonline/