Albion Rrahmani shënon në debutimin e tij me Spartën

Albion Rrahmani ka shënuar një gol “të çmendur”.
Kosovari bëri debutimin e tij me Sparta Prahën, duke shënuar një eurogol në minutën e 83-të, shkruan Indeksonline.
Sparta Praha veçse ishte duke dominuar me epërsi minimale në ndeshjen ndaj Malmos, e vlefshme për kualifikime në Champions League.
Me golin e Rrahmanit, Praha siguron rrugëtimin tutje, teksa ylli kosovar nis mbarë sezonin në ekipin e tij të ri./Indeksonline/
🔔🇪🇺 GOAL | Albion Rrahmani | Sparta Praha 2-0 Malmö FFpic.twitter.com/jeSd0T1O5F
— Goals Xtra (@GoalsXtra) August 27, 2024