Llapi sërish në epërsi ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri”

Skuadra e Llapit ka shënuar golin e dytë në ndeshjen ndaj Prishtinës e vlefshme për javën e katërt në Superligë.
Golin për 1:2 e shënoi mbrojtësi i krahut, Ilir Blakçorri, shkruan Indeksonline
Blakçorri shënoi në minutën e 56’të për ta rikthyer epërsinë për klubin e tij nga Podujeva.
Kujtojmë që dy golat tjerë i shënuan: Januzi dhe Vitija./Indeksonline/