Juan Mata vazhdon të luajë, nënshkruan me skuadrën e re

Futbollisti i njohur spanjoll, Juan Mata është bërë me skuadër të re pas një aventure në top-ligat europiane, në Turqi dhe në Japoni.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano – Mata ka nënshkruar kontratën me klubin e Western Sydney Wanderers në A-League në Australi, shkruan Indeksonline
Mata pritet ta vazhdojë karrierën e tij në Australi, në një vend krejtësisht tjetër.
Mata është pa klub që nga muaji shkurt kur u largua nga klubi japonez, Vissel Kobe.
36-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur për skuadrat, si: Chelsea, Valencie, Manchester Unitedi dhe Galatasaray – kurse ka fituar dy herë Europa Leaguen dhe një herë UEFA Champions Leaguen./Indeksonline/
🚨🇦🇺 After winning leagues in Turkey and Japan, Juan Mata has just signed in as new for Western Sydney Wanderers in the A-League.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 5, 2024
He’s aiming to win another championship in a different country, massive move for Australian football. ✨🇪🇸 pic.twitter.com/5ndJMvI9lh