75 Mall Live Search
09:48 / E Premte, 06 Shtator 2024 / G T

“Zhegrova është lojtari më i mirë shqiptar”, Anel Rashkaj për ndeshjen ndaj Rumanisë: Janë të fortë, por duhet fitore!

Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen e parë në sezonin e ri të UEFA Nations League dhe si kundërshtar në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta ketë Rumaninë.

Ish-kapiteni i “dardanëve”, Anel Rashkaj gjatë një interviste për Indeksonline tha se lojtarët e Kosovës janë në formë të mirë dhe kundër Rumanisë duhet të qasemi vetëm për fitore.

No photo description available.

Rashkaj po ashtu komentoi edhe formën e Edon Zhegrovës dhe lojtarëve tjerë. Ai dha një koment pozitiv për lojtarin e Lille, duke e cilësuar si futbollisti shqiptar më i mirë i momentit.

“Po është e vërtetë që Rumania e ka një ekip cilësor, këtë e dëshmoi edhe në Euro 2024. Por, mendoj se ne kemi një ekip të fortë dhe shumë cilësor. Duhet t’i qasemi për fitore.

“Forma është shumë e mirë te shumë lojtarë dhe kjo jep sinjale të mira për këtë takim”, u shpreh Anel Rashkaj për Indeksonline

Trajneri Franco Foda në sytë e Anel Rashkajt:

“Franco Foda ka përvoj dhe mendoj që e di se çfarë do të kërkoj në këtë ndeshje. Mua më duket që ka një qëndrim ndryshe dhe kjo më pëlqen.

Edon Zhegrova dhe ardhja më e re Elvis Rexhbeçajt:

“Edon Zhegrova është pjekur shumë në lojën e tij, gjithmonë e kam ditur talentin e tij – por tash ka ardh koha e tij. Është lojtari më i mirë shqiptar i momentit.

“Me ardhjen e Elvis Rexhbeçajt mendoj se ekipi tashmë është i kompletuar. Shumë lojtar cilësor dhe do të jetë ndihmë e madhe për mesfushën.

Kundërshtarët tjerë në Ligën C:

“Mendoj që vetëm Rumania është një kundërshtar cilësor, të tjerat pa dashur t’i nënçmojmë, duhet t’i mposhtim të gjitha”.

Kujtojmë që Kosova pas ndeshjes ndaj Rumanisë do të luaj kundër Qipros në UEFA Nations League./Indeksonline/

May be an image of 2 people, people playing football, people playing soccer and text