75 Mall Live Search
09:49 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / G T

Një tjetër lojtar i Kombëtares “kuqezi” pjesë e Ilir Dajës te Dinamo?

Skuadra e Dinamo City nga Tirana është duke planifikuar të bëjë një tjetër lëvizje të “çmendur” gjatë merkatos së verës pas Naser Alijit dhe Ilir Dajës.

Siç raporton “PanoramaSport”, te Dinamo City mund të vijë një tjetër ish-lojtar i Kombëtares së Shqipërisë, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për Frederic Veseli – i cili është pa klub që nga muaji qershor i këtij viti.

No photo description available.

Veseli së fundmi ishte pjesë e klubit turk, Karagumruk, por tani mund të bëhet pjesë e Superiores së Shqipërisë dhe të bëhet bashkëlojtar i Naser Alijit.

Kujtojmë që Veseli më parë ka qenë pjesë edhe e dy skuadrave të mëdha në Premier League, si Manchester City dhe Manchester Unitedi./Indeksonline/