75 Mall Live Search
22:32 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / Gj. Sh

Jude Bellingham rikthehet në stërvitje pas lëndimit

Jude Bellingham i është rikthyer stërvitjeve te Real Madridi.

Ai sot është stervitur së bashku me shokët e tjerë të skuadrës, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti anglez ndeshjen e fundit e kishte luajtur kundër Mallorcas me 18 gusht, dhe ka munguar në tre ndeshjet e tjera.

Bellingham kishte lënduar muskulin në stërvitje duke e lënë jashtë pothuajse një muaj.

Nuk dihet ende nëse 21-vjeçari do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ditës së shtune, ndaj Real Sociedadit./IndeksOnline/