FSK-ja e kryen ushtrimin fushor “Arrow Delta 01”, testojnë edhe kapacitetet e togut të mortajave

Forca e Sigurisë e Kosovës ka njoftuar se Kompania e Shtabit e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë së Forcave Tokësore e ka realizuar me sukses ushtrimin fushor “Arrow Delta 01”.
“Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kompania e Shtabit (KSH) e Regjimentit të Tretë (R3K), të Këmbësorisë së Forcave Tokësore ka realizuar me sukses ushtrimin fushor ’’Arrow Delta 01’’”
FSK-ja thotë se qëllimi i ushtrimit kishte objektiv testimin e kapaciteteve të togut të rikonicionit dhe togut të mortajave në mbështetje të operacioneve mbrojtëse si dhe testimin e kapacitete të liderëve kyçë.
“Qëllimi i ushtrimit kishte objektivë testimin e kapaciteteve të togut të rikonicionit dhe togut të mortajave në mbështetje të operacioneve mbrojtëse, si dhe testimin e kapaciteteve të liderëve kyçë. Forca e Sigurisë e Kosovës, në kuadër të planit po i ngrit kapacitetet operacionale, bazuar në praktikat dhe përvojat më të mira të vendeve partnere, të cilat po ndihmojnë FSK-në, me përvojat e tyre.”