Fisnik Asllani ndihmon me të holla ish-portierin e Union Berlinit, Bonucci ndan 10 mijë euro

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka mbështetur fushatën për t’i ndihmuar ish-portierit të Union Berlinit, Berkin Arslanogullari.
Arslanogullari para disa muajve mori diagnozën e tmerrshme të kancerit të kockave, shkruan Indeksonline
Pavarësisht kimioterapisë, përkujdesit të madh të mjekëve – tani iu desh t’ia amputonin këmbën e tij të majtë për të parandaluar përparimin e sëmundjes.

Turku me pasaportë gjermane ende po lufton me jetën e tij, kurse shoqëria ka filluar mbledhjen e të hollave për shërimin e djaloshit 19-vjeçar.
Në faqen e njohur “gofundme” kanë filluar të mblidhen para për ish-portierin, madje bie në sy edhe shuma e legjendës së futbollit italian, Leonardo Bonucci – i cili ka ndarë 10 mijë euro.
Nga ana tjetër, Fisnik Asllani e ka shpërnda linkun në mënyrë që gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë djaloshin turk.
Deri tani janë grumbulluar plot 191 mijë euro, kurse objektivi është 2 milionë euro./Indeksonline/
