Presidenti i Ballkanit Arsim Kabashi i kërkon debat Baton Haxhiut: Nuk e di sa e kupton ai futbollin!

Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me deklaratat e fundit të Baton Haxhiut në lidhje me futbollin kosovar.
Kabashi i ka kërkuar një debat Haxhiut, por thotë se nuk e ka idenë se a di ai për futbollin, shkruan Indeksonline
Haxhiu ka kritikuar klubet kosovare dhe Federatën e Futbollit përmes një emisioni sportiv.
“Do ta bëja një debat ‘live’ me Baton Haxhiun, por unë s’marr vesh asgjë në politikë e ai nuk e di sa kupton në futboll. Veç më mirë po takohemi të bisedojmë për biznes”, ka shkruar Kabashi në rrjetet sociale
Kujtojmë se klubet kosovare dje gjatë ditës kanë bërë reagime në lidhje me deklaratat e Baton Haxhiut, duke i dalë në përkrahje organizatës ku ata funksionojnë, punojnë dhe veprojnë – FFK-së./Indeksonline/
