Kishte probleme me zemër, Eriksen thotë se nuk i kërkuan të largohet nga futbolli

Ishte qershori i vitit 2021, kur Christian Eriksen frikësoi tifozët e futbollit.
Ai pësoi një sulm në zemër gjatë ndeshjes së Kampionatit Evropian, mes Danimarkës dhe Finlandës, shkruan IndeksOnline.
Por mesfushori danez, pavarësiht këtyre probleme, u rikthye të luaj futboll në shkurtin e vitit 2022.
Eriksen ka thënë se kur kishte probleme me zemër, nuk e ka dëgjuar askënd ti thonte ta lënte futbollin.
“Nëse do të më thonin të largohesha do të largohesha, por nuk e dëgjova këtë. Ndihem shumë mirë që jam te United. Unë jam gjithashtu një djalë që më pëlqen të jem në një vend ku familja ime është vendosur dhe ku mund të përfitoj dhe të luaj, kjo do të jetë gjithmonë synimi im.”, ka thënë Eriksen.
32-vjeçari tani vazhdon të luaj te skuadra angleze, Manchester United, duke qënë një nga futbollistët kyq./IndeksOnline/