75 Mall Live Search
19:08 / E Mërkurë, 18 Shtator 2024 / Gj. Sh

Zyrtare: Stefano Pioli trajner i ri i Al Nassr

Stefano Pioli edhe zyrtarisht është trajner i ri i skuadrës arabe, Al Nassr.

Italiani do të jetë pasardhës i Luis Castro, i cili u shkarkua një ditë më parë, shkruan IndeksOnline.

Pioli në skuadrën e re do të ketë nën udhëheqjen e tij yjet si Cristiano Ronaldo, Sadio Mane dhe shumë të tjerë që janë transferuar nga Europa për në Al Nassr..

Ai ishte shkarkuar nga Milanin në fund të sezonit të kaluar, ku me kuqezinjët arriti ta fitonte titullin e Serie A në vitin 2022, titull ky që i mungonte plot 11 vite./IndeksOnline/