75 Mall Live Search
21:00 / E Shtunë, 21 Shtator 2024 / G T

Jose Mourinho humb ndeshjen e parë në kampionat, mposhtet nga rivali Galatasaray

Skuadra e Galatasarayt ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Fenerbahces me rezultatin 1:3, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Superligën e Turqisë.

Qysh në pjesën e parë skuadra mysafire shënoi dy gola, shkruan Indeksonline

Image

Fillimisht Dominik Livakovic shënoi në portën e tij për t’i dhënë epërsinë ekipit të Galatasarayt.

Kurse në minutën e 28’të, Dries Mertens shënoi për 0:2 pas një asisti të bukur nga Victor Osimhen.

Në pjesën e dytë, skuadra mysafire tregoi se kanë udhëtuar për tri pikë të plota, duke shënuar edhe një herë me anë të Gabriel Sara.

Kurse golin e vetëm për Fenerin e shënoi Edin Dzeko në minutën e 63’të.

Kujtojmë që kjo ishte humbja e parë e Jose Mourinhos në kampionatin turk si trajner i Fenerbahces./Indeksonline/