75 Mall Live Search
22:47 / E Diele, 22 Shtator 2024 / G T

Pas një kohe të gjatë, Milani fiton derbin ndaj Interit në Serie A

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore të madhe në Serie A, pasi ka mposhtur rivalin lokal Interin me rezultatin 2:1.

Në pjesën e parë u shënuan dy gola të shpejtë, shkruan Indeksonline

Fillimisht për 0:1 shënoi Christian Pulisic në minutën e 10’të, kurse për 1:1 shënoi Dimarco në minutën e 28’të.

Në pjesën e dytë, skuadra e Fonsecas kërkoi më shumë dhe arriti të shënonte në minutat e fundit një gol që kishte vlerën e tri pikëve.

Ishte mbrojtësi Matteo Gabbia që realizoi me kokë për fitoren e madhe të Milanit.

Kujtojmë që skuadra “kuqezi” s’kishte fituar një derbi që nga viti 2022./Indeksonline/