75 Mall Live Search
09:53 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / k.v

Këta janë tre terroristët e rastit “Banjska”, sillen nën masa të rrepta sigurie në gjykatë (Video/Foto)

Nën masa të rrepta të sigurisë, tre terroristët e arrestuar në rastin Banjska: Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq janë futur në sallën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, raporton IndeksOnline.

Pas pak pritet të nis seanca përgatitore në rastin Banjska, bazuar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator kundër 45 personave, përfshirë Millan Radoiçiqin i cili ende është i lirë.

Kjo seancë vjen një ditë pas përvjetorit të sulmit në Banjskë, në veri të Kosovës, kur një grup i armatosur serb sulmoi policinë dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi u vranë edhe tre sulmues serbë./IndeksOnline/