75 Mall Live Search
14:47 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / G T

Granit Xhaka në histori të UEFA Europa League-s, i treti me më së shumti paraqitje

UEFA Europa League është kompeticioni i dytë më i rëndësishëm nga shtëpia më e madhe e futbollit në Europë.

Emrin Liga e Europës e mori në sezonin 2009/10, shkruan Indeksonline

Dhë nëse e shohim nga ky vit, Granit Xhaka – mesfushori shqiptar gëzon një rekord të paraqitjeve në këtë kompeticion,  shkruan Indeksonline

Lojtari i Leverkusenit, Granit Xhaka ka 63 paraqitje në këtë kompeticion, i treti me më së shumti ndeshje.

I pari është Rui Particio, me 69 ndeshje. Kurse i dyti është Aleksandar Dragoviq (66 paraqitje).

Kujtojmë që Granit Xhaka këtë edicion me Leverkusenin luan në UEFA Champions League./Indeksonline/