75 Mall Live Search
08:58 / E Enjte, 26 Shtator 2024 / MSH

Dy persona në Podujevë kapen me narkotikë e armë

Një aksion i policisë ka çuar në prangosjen e dy personave në Podujevë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, shkruan IndeksOnline.

Në raportin policor bëhet e ditur se te të dyshuarit policia ka gjetur dhe sekuestruar 47 qese me marihuanë në peshë prej 80 gramësh, tri peshore elektronike, 12 pako të letrave që shërbejnë për mbështjellje të marihuanës, një armë zjarri, një karikator, 24 fishekë dhe një thikë.

“Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe dy telefona, 1049 € para të gatshme dhe një fletore me shënime” bën të ditur policia.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor ku edhe janë intervistuar.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt, ndërkaq tjetri është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/