75 Mall Live Search
11:02 / E Enjte, 26 Shtator 2024 / G T

Ishte vjetruar shumë, kështu u shkatërrua stadiumi i Malajzisë

Stadiumi i njohur “The Shah Alam” në Malajzi është shkatërruar me eksploziv.

Gjatë vitit 2020, ky stadium u deklarua si jo i sigurt, andaj qyteti vendosi ta shkatërronte dhe të bënte një më të ri, shkruan Indeksonline

Stadiumi u shkatërrua me një eksploziv, kurse kishte plotë 80 mijë ulëse.

Në këtë stadium ishin zhvilluar ndeshje të mëdha, madje edhe Chelsea kishte luajtur me Kombëtaren e Malajzisë në vitin 2008.

Kurse gjatë viti 1997, në këtë stadium ishte mbajtur edhe Kupa e Botës për të rinj, ku kishte fituar Argjentina në finale ndaj Uruguait./Indeksonline/