75 Mall Live Search
18:27 / E Shtunë, 28 Shtator 2024 / G T

Ismet Munishi pas humbjes nga Drita: E përgatita ndeshjen në mënyrën më të mirë, kundërshtarët janë të fortë

Skuadra e Dukagjinit pësoi humbje ndaj Dritës në shtëpi me rezultatin 0:2 në javën e shtatë të Superligës së Kosovës.

Trajneri Ismet Munishi pas ndeshjes tha se ekipi kundërshtar është më i fortë, shkruan Indeksonline

“Ndeshjen e kemi përgatitur në mënyrën më të mirë, ne duhet të jemi më cinik, Drita është një skuadër me mjaftë kualitet dhe sot fituan me meritë, i përgëzoi lojtarët për angazhimin dhe luftën, na duhet akoma më shumë kohë për të përgatitur skuadrën”, tha Munishi pas takimit për Sport 2

Kujtojmë që Dukagjini pas shtatë xhirove mbetët në pozitën e shtatë me gjashtë pikë të grumbulluara./Indeksonline/