Mbyllet pa fitues derbi i javës në Bundesliga, Granit Xhaka me Leverkusen marrin një pikë në “Allianz Arena”

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1 ndeshja mes Bayern Munchen dhe Bayer Leverkusen, e vlefshme për javën e pestë në Bundesliga.
Dy golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë, shkruan Indeksonline
Fillimisht për 0:1 shënoi Andrich, me asistin e Granit Xhakës.
Kurse goli i barazimit erdhi në minutën e 39’të, me anë të mesfushorit Pavlovic.
Pjesa e dytë ishte e barabartë me dy skuadrat që tentuan të shënonin, por nuk e gjetën rrjetën e golit.
Me këtë barazim, Bayern Munchen mbetët në pozitën e parë me 13 pikë, kurse Leverkusen ngritet në pozitën e tretë me 10 pikë./Indeksonline/
PAVLOVIC'S GOAL!!!!! 🔥🔥🔥
— Bayern & Football (@MunichFanpage) September 28, 2024
pic.twitter.com/BJ95rnytju