75 Mall Live Search
09:39 / E Diele, 29 Shtator 2024 / Gj. Sh

Dy derbi në Superligën e Basketbollit

Sot zhvillohen dy derbi në Superligën e Basketbollit kosovar,të vlefshme për javën e tretë.

Më fillim nga ora 17:00, është derbi i kësaj xhiro ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, shkruan IndeksOnline.

Të dy skuadrat numërojnë nga një fitore e një humbje.

Nga ora 1900 zhvillohet edhe derbi i skuadrave prizrenase po ashtu është interesant mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit, ku të dy skuadrat kanë nga një fitore. Kjo sfidë sjell edhe sfidën mes vëllezërve Burim dhe Samir Zekiqi.

Xhiroja e tretë do të mbyllet me takimin mes Borës dhe Pejës, që duan fitoren e parë në këtë kampionat. Skuadra prishtinase debuton në Superligë dhe ka dy humbje, kurse verdhezinjtë në ndeshjen e parë pësuan nga Vëllaznimi./IndeksOnline/