75 Mall Live Search
20:09 / E Diele, 29 Shtator 2024 / G T

E la laptopin para kamerës për të treguar një gabim të gjyqtarit, Jose Mourinho ndëshkohet me karton të verdhë

Skuadra e Fenerbahces arriti fitore 0:2 ndaj Antalyasporit në ndeshjen e javës së shtatë në Superligën e Turqisë.

Gjatë ndeshjes ndodhi një episodë interesante ku protagonist ishte trajneri portugez, Jose Mourinho, shkruan Indeksonline

Gjyqtari i ndeshjes ndali një pozitë jashtëloje të paqenë, kështu Mourinho morri laptopin e tij dhe e vendosi para kamerës për ta fokusuar gabimin e referit.

Ishte gjyqtari i katërt që i tregoi kryesorit për gjestin e Jose Mourinhos dhe kështu ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë.

Fenerbahce me këtë fitore shkon në kuotën e 16 pikëve në pozitën e 2-të, tri më pak se vendi i parë Galatasaray (19)./Indeksonline/