Supertalenti i NBA-së largohet nga basketbolli, për të ndjekur rrugën e zotit!

Në moshën 21-vjeçare, AJ Griffin largohet nga basketbolli. Ai heq dorë nga një karrierë në NBA që dukej e fortë për të “ndjekur zotin”.
“Unë e kam lënë basketbollin për të ndjekur Jezusin. E gjitha filloi në vitin 2020 kur Krishti hyri në jetën time. Basketbolli ishte pasioni im, arsyeja ime për të jetuar, por kur gjeta zotin ai më tregoi se të gjithë jemi bërë për ta lavdëruar atë, se ne të gjithë kemi një mision që na është besuar” , ka shpjeguar lojtari 1.98 metra në një video të publikuar në YouTube.

“Largimi nga basketbolli më lejon t’i përkushtohem kishës me kohë të plotë dhe t’i shërbej zotit me gjithë zemër. Kjo mund të jetë një humbje në sytë e shumë njerëzve, por dua që të gjithë ta dini se jam shumë i emocionuar”, thotë Griffin.
AJ, djali i ish-lojtarit dhe trajnerit Adrian Griffin, u emërua lojtari më i mirë i shkollës së mesme në shtetin e Nju Jorkut dhe një nga lojtarët e rinj më premtues në Shtetet e Bashkuara .
Ai kaloi një vit në universitetin “Duke” para se të largohej nga Hawks-i, me që luajti 92 ndeshje në dy sezone. Verën e kaluar ai u dërgua te Rocketsat dhe, pa debutuar me ta në sezonin e rregullt, tani po tërhiqet./Indeksonline/