75 Mall Live Search
10:12 / E Mërkurë, 02 Tetor 2024 / k.v

Arrestohet një person në Mushtisht, përmes mashtrimit përvetësoi 100 mijë euro

Një person është arrestuar të martën në Mushtisht pasi që ai brenda një viti ka mashtruar dy persona duke ua marrë mbi 100 mijë euro.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

“Më 01.10.2024  është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ai gjatë periudhës së cekur kohore duke paraqitur dëshmi/fakte të rreme ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë nga të cilët kishte përvetësuar mbi 100,000 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/