Futbollisti i Sportingut mbrëmë bëri huqjen e javës në Ligën e Kampionëve

Skuadra e PSV-së dhe Sportingut të Lisbonës barazuan 1:1 në ndeshjen e raundit të dytë në UEFA Champions League.
Futbollisti portugez, Eduardo Quaresma bëri huqjen e javës në këtë kompeticion, shkruan Indeksonline
Ai kishte një mundësi të artë të shënonte gol, por gjatë rrugës për te porta kundërshtare u rrëzua edhe pse ishte vetëm me portierin.
Kështu, 22-vjeçari humbi një shans të artë për të shënuar golin e tij të parë në këtë kompeticion madhor./Indeksonline/
QUARESMA PAHAHAHAHAHAHAHA pic.twitter.com/QdmVKZfZM7
— Rui Costa do Azeite (@rcostadoazeite) October 1, 2024