75 Mall Live Search
18:31 / E Mërkurë, 02 Tetor 2024 / Gj. Sh

Argjentina me forcë shtesë, rikthehet Leo Messi

Lionel Messi është rikthyer në skuadrën e Argjentinës.

Pas lëndimit, super ylli i futbollit është kthyer në kombëtare.

Lionel Scaloni ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar, teksa Messi është pjesë e grumbullimit.

Argjentina do të përballet me Venezuelën në udhëtim më 10 tetor.

Gjashtë ditë më vonë, kampioni i botës e pret Bolivinë, teksa të dy ndeshjet janë të vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës.