Karateisti i talentuar Rron Zeqiraj, vetëm për një vit ka fituar 10 medalje

Sporti i karatesë është i popullarizuar edhe në shtetin e Kosovës dhe shumë fëmijë e pëlqejnë këtë kategori të sportit.
Rron Zeqiraj është një prej djelmoshave të rinj që po ka sukses të jashtëzakonshëm në këtë sport, shkruan Indeksonline

Vetëm gjatë këtij viti, Zeqiraj ka fituar 10 medalje dhe është kampion shtetëror në kategorinë 10 vjeç, -40 kilogram.
Gjatë këtij viti, Zeqiraj ka fituar 10 medalje, pestë të artë, dy të argjendta dhe tri të bronzta.
Karateisti i talentuar ishte edhe në garat ballkanike të moshës 7 deri në 14 vjeç të cilat u mbajtën në Stamboll të Turqisë, por nuk arriti të fitonte medalje.
Zeqiraj stërvitet te Shkolla e Karatesë në Fushë Kosovë me trajnerët, Granit Hykolli dhe Naim Arifi./Indeksonline/
