UNDP-ja po i jep pamje tjetër Janjevës

Qyteti i vjetër i Janjevës po merr pamje tjetër. Shumë shtëpi tradicionale tashmë janë restauruar, dhe në të tjera po vazhdon puna.
“Për të parë këtë proces, gjatë ditës së djeshme ishin për vizitë kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, ambasadori i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq dhe përfaqësuesi rezident i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queirós”, ka thënë ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.

Ata takuan me banorë që u janë restauruar shtëpitë, shumë qytetarë dhe shijuan ushqimet e shijshme tradicionale në panairin artizanal në Janjevë.

Gjatë kësaj vizite, po ashtu u pritën në kishën e Shën Kollit nga prifti don Matej Palliq dhe në xhaminë e Janjevës nga kryeimami i Kosovës, Vedat Sahiti.

Rijetësimi i qytetit të vjetër të Janjevës po bëhet përmes projektit “Trashëgimia kulturore si nxitëse për ringjallje ekonomike të Janjevës”, bashkëfinancim midis Ministrisë së Kulturës dhe Bashkimit Europian, projekt i cili po zbatohet nga UNDP-ja.

