75 Mall Live Search
08:05 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / G T

Nuk startoi në asnjë ndeshje të Euro 2024, Cole Palmer zgjedhet lojtari më i mirë në Angli

Futbollisti i Chelseat, Cole Palmer ka fituar një tjetër çmim për sezonin 2023/24.

Palmer mbrëmë mori trofeun e “lojtarit më të mirë” në Angli, shkruan Indeksonline

Fal paraqitjeve fantastike në sezonin e kaluar te Chelsea, Palmer u votua si më i miri në Angli.

Cole Palmer ishte në listën e trajnerit Gareth Southgate në Euro 2024, por nuk startoi në asnjë ndeshje – kjo i befasoi të gjithë tifozët e “Tre Lunëve” dhe futbollit në përgjithësi.

Palmer këtë edicion me Chelsean ka zhvilluar nëntë ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë pesë asiste.

Kurse është i nominuar edhe për çmimin më të mirë individual për një futbollit, at të Topit të Artë./Indeksonline/