75 Mall Live Search
09:25 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / G T

Gjyqtarët nga Kosova delegohen nga UEFA-ja për ndeshjen Hungari-Malta

UEFA-ja delegon Mervan Bejtullahun si gjyqtar kryesor që të ndajë drejtësinë në ndeshjen e kualifikimeve për Europianin U21, Hungaria – Malta.

Në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Hidegkuti Nándor Stadion” në Budapest, gjyqtarin Bejtullahun do ta asistojnë Fatmir Sekiraqa dhe Arbnor Bullatovci, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Mentor Ajeti.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten më 10 tetor me fillim në orën 20:00.